Shkurt.ch

Bredhi i Krishtlindjeve, me 3 milionë llamba!

I rëndë 542 tonë dhe i lartë 85 metra! Për të ndriçuar gjithë këtë konstrukt gjigant, janë shfrytëzuar plot 105 kilometra tel

Bredhi më i lartë lundrues i Krishtlindjeve, i regjistruar edhe në Librin e rekordeve të Ginisit, është ai i përuruar të shtunën që shkoi në Rio de Janeiro të Brazilit.

I rëndë 542 tonë dhe i lartë 85 metra, ky “bredh” që në fakt është një konstruksion çeliku, i cili lundron në një liqe të qytetit, është zbukuruar nga 3 milionë e 300 mijë llamba. Ndërsa për të ndriçuar gjithë këtë konstrukt gjigant, janë shfrytëzuar plot 105 kilometra tel.

Bredhi lundrues i Krishtlindjeve për herë të parë është ndërtuar në vitin 1996. Por atëherë ka qenë i lartë vetëm 48 metra ndërsa tash, “i rritur”, ai ka 85 metra.