Shkurt.ch

Fluturim mbi Alpe me “rroba fluturuese”

"Uniforma" që fluturon, peshon 55 kg, përmban flatrat me gjerësi prej 2 metrash dhe zhvillon shpejtësinë deri në 200 km në orë  

Zvicerani 52 vjeçar, Yves Rossy i njohur si “Jetman” ka fluturuar pa aeroplan mbi Alpet e Zvicrës, me ç `rast është shoqëruar nga dy aeroplanë luftarakë.

Së pari ai është hedhur me kokë teposhtë nga një helikopter me rënie të lirë, e pastaj ka ndezur motorin e vogël, i cili i ka mundësuar të fluturonte rreth dhjetë minuta mbi Alpe. Pas këtij përjetimi të jashtëzakonshëm, Rossy ka aktivizuar parashutën për të aterruar në tokë.

Ish piloti profesionist, që nga viti 2006 bën prova në ajër me veshjen e tij fluturuese, për realizimin e të cilës ka punuar dhjetë vite.

“Uniforma” që fluturon, peshon 55 kg, përmban flatrat me gjerësi prej 2 metrash dhe me motorin e saj mbërrin shpejtësinë deri në 200 km në orë.