Shkurt.ch

Lucerni nuk u jep të huajve të drejtën e votës

16 për qind të votuesve i kanë dhënë votën e tyre iniciativës popullore për të drejtën e të huajve që të votojnë

Në Kantonin e Lucernit, e drejta për të votuar dhe për t`u votuar vazhdon të mbetet e rezervuar vetëm për shtetasit zviceranë.

Vetëm 16 për qind të zviceranëve që kanë dalë në votime i kanë dhënë votën e tyre iniciativës popullore “Mit(be)stimmen” (vendimi dhe vota e përbashkët). Po kështu, kjo iniciativë nuk ka fituar shumicën në asnjë komunë të kantonit.

Mbështetjen më të madhe, iniciativa për të drejtën e të huajve për të votuar në nivel kantoni, e ka gjetur në qytetin e Lucernit.

Rezultati negativ i këtij votimi ishte i parashikueshëm. Me gjithë faktin se Qeveria e kantonit ishte shprehur e hapur për këtë çështje, partitë si CVP, FDP dhe SVP kishin qenë vendosmërisht kundër.