Shkurt.ch
SVP-ja e Christoph Blocherit humbi edhe balotazhin
Ish-shefi i partisë SVP, ish-ministri Christoph Blocher, arriti vetëm në pozitën e tretë në Cyrih
Tashmë është krejt e qartë edhe në kantonin e Cyrihut. Vende në Këshillin e Kantoneve në Parlamentin e Zvicrës nga Cyrihu i kanë siguruar Felix Gutzwiller nga FDP-ja me 239’005 vota dhe Verena Diener nga partia e Liberalëve të Gjelbër me 214’436 vota.
Ish-shefi i Partisë Popullore (SVP/UDC, e djathta konservative) Christoph Blocher nuk ka arritur të siguroj një vend në Këshillin e Kantoneve. Ai është radhitur i treti me vota me vetëm 123’939 vota. Pjesëmarrja elektoratit në Kantonin e Cyrihut, në këtë raund zgjedhjesh ishte 42,3 për qind.
Blocher kishte hyrë në garë pa mbështetjen e partive të tjera. Gutzwiller dhe Diener janë mbështetur edhe nga CVP-ja dhe BDP-ja.
Edhe në Aargau humb SVP-jaNë Kantoni Aargau, Egerszegi i FPP-së u rizgjodh me 91’973 vota, ndërsa në tetor, Pascale Bruderer i PS-së kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet në Këshillin e Kantoneve.
Edhe në Argau kishte humbur SVP-ja. Ulrich Giezendanne, kandidat i SVP-së kishte siguruar vetëm 57’135 vota të elektoratit. Egerszegi kishte marrë mbështetjen e CVP-së, BDP-së, PPE-së dhe Liberalëve të Gjelbër. 39.7 për qind ishte pjesëmarrja e votuesve në këtë kanton.
Liberalët e Gjelbër kanë konfirmuar fitoren në UriNë kantonin e Uri, Markus Stadler (GFP), u rizgjodh me 6945 vota. Kryetari i SVP-së së këtij kantoni, Gusti Planzer ka humbur zgjedhjet e rundit të dytë duke siguruar vetëm 5049 vota të elektoratit.
Schwyz : SVP-ja konfirmon ulëset e dy deputetëve
Është hera e parë që në kantonin Schwyz, SVP-ja konfirmon ulëset për dy deputetët e saj. Në raundin e dytë të zgjedhjeve për Këshillin e Kantoneve në Schwyz, Peter Foehn (SVP), mundi Bruno Frick të CVP-së. Ndërsa në raundin e parë zgjedhor në tetor ishte zgjedhur kandidati i SVP-së, Kuprecht Alex.
Peter Foehnin e votuan 15 899 qytetarë të kantonit Schwyz . Për Bruno Frick rezultuan vetëm 14 833 vota, duke i thënë kështu lamtumirë pas 20 vjetësh Këshillit të Kantoneve në Parlamentin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes