Shkurt.ch

Toni Bruner i SVP-së ka humbur zgjedhjet në St.Galen

Gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve, socialdemokrati Rechsteiner u zgjodh deputet për Këshillin e Kantoneve me 54.616 vota

Presidenti i SPV-së, Toni Bruner ka humbur zgjedhjet në St.Galen. Në votimet e së dielës më së shumti vota ka fituar kandidati i SP-së, Paul Rechsteiner

Ky i fundit me mbi 1 mijë vota më shumë mundi presidentin e SVP-së, Toni Bruner për të cilin kanë votuar 53 308 votues.

Pjesëmarrja e votuesve në këtë kanton ishte 47.7 për qind.

Kandidati FDP-së, Karin Keller-Sutter u zgjodh në Këshillin e Kantoneve më 23 tetor.