Shkurt.ch

Jakob Stark, kandidat i ri i SVP-UDC-së për Bernë

Para kandidatit Stark, nga kjo parti qenë kandiduar edhe Hannes German nga Schaffhauseni dhe Guy Parmellin nga Vaudi

Partia Popullore e Zvicrës (SVP-UDC) ka propozuar edhe kandidati e saj të tretë për Qeverinë Federale. Kryesia e SVP-së së këtij kantoni e ka kandiduar në mënyrë unanime këshilltarin qeveritar të kantonit të Thurgaut, 53 vjeçarin Jakob Stark.

Me këtë propozim, tashmë janë tre kandidatë për një ose dy poste në qeverinë e vendit, sa do t`i ketë SVP-UDC-ja. Para kandidatit Stark, qenë kandiduar edhe Hannes German nga Schaffhauseni dhe Guy Parmellin nga Vaudi.

Kandidatura përfundimtare dhe e zyrtarizuar do të dihet të enjten që vjen dhe për të do të vendosë grupi parlamentar i SVP-UDC-së në Parlamentin Federal.