Shkurt.ch
Gjykata Federale nuk lejon shkollimin jashtë sistemit shkollor
Edukimi në distancë (p.sh. nga shtëpia) nuk lejohet për fëmijët me moshë për arsim të detyruar, për shkak se ky sistem nuk zhvillon aftësitë sociale të nxënësve. Ky është vendimi i së hënës ia Gjykatës Federale (TF) të Lozanës.
Ky vendim është dhënë pasi që një çift nga Cyrihu kishte shprehur dëshirën që katër fëmijët e tyre t‘i mësojnë nga shtëpia mësimet e transmetuar nga Gjermania. Nëse fëmijët kanë pyetje, ata mund t’i shkruajnë mësuesit përmes email-it, apo t‘ia shtrojnë pyetjet përmes telefon dhe Webcam.
Autoritetet e Cyrihut e kanë refuzuar këtë lloj leje për prindërit, të cilët janë ankuar pranë Gjykatës. Gjykata kantonale i ka dhënë të drejtë kantonit.
Për Gjykatën Federale, mësimi jashtë shkollave (de të thotë nga shtëpia) nuk përputhet me Kushtetutën federale, në të cilën qëndron parimi i së drejtës për arsimim themelor të mjaftueshëm. Arsimi themelor duhet t‘u ofrojë fëmijëve aftësi shkollore, por edhe sociale.
Kontaktet dhe shkëmbimet me të rritur dhe me fëmijë të tjerë, me kultura dhe fe të tjera, kontribuojnë në zhvillimin social të nxënësit. Mësimi në distancë është margjinalizues, sepse nxënësi nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me të tjerët.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes