CH-Ballkani
Shqipëria në top-destinacionet më të mira të udhëtimit në Evropë
Në Shqipëri është përhapur shumë turizmi i aventurave, duke i tërhequr evropianët për ta vizituar
Shqipëria është bërë e njohur për turizmin e saj gjatë 30 viteve të fundit, pasi vendi ishte pothuajse totalisht i izoluar për shkak të sistemit komunist, që ra në fillim të viteve 90-ta, shkruan ‘tiranatimes.com’.
Me zhvillimin e turizmit si një sektor kyç i ekonomisë, autoritet e vendit dhe operatorët turistikë shohin se pushimet e aventurave si alternativa më e mirë për ka kthyer turizmin në një sektor shumë të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch.
Shëtitjet malore apo raftin përgjatë kanioneve e bëjnë turizmin e aventurës në Shqipëri shumë të popullarizuar dhe që po fiton popullaritet në mesin e evropianëve.
Disa operatorë udhëtimi në natyrë ofrojnë ‘hiking’, ‘rafting’, ‘biking’, kalërim, kurse një rrugë e gjatë dhe e lashtë është ajo Via Egnatia që lidhte Romën me Bizantin apo Stambollin e sotëm, duke kaluar nëpër Shqipëri e Maqedoni.
Via Dinarica që kalon në shtatë vende të Ballkanit, është një tjetër destinacion i përbashkët turistik i vendeve të rajonit. Udhëtimi që bashkon tregjet e lashta dhe rrugët ushtarake që kalojnë Alpet Dinarike, u vlerësua nga prestigjiozja “National Geographic” si një nga udhëtimet më të mira 2017.
Ndërsa turizmi patriotik nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, ende llogaritet për më shumë se gjysmën e të ardhurave turistike, lokacioni gjeografik i turistëve është shtrirë gjithashtu në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Zvicrën, edhe pse shumica e turistëve nga këto vende që vijnë kanë nënshtetësi të dyfishtë, njëra prej tyre shqiptare.
Industria e turizmit ka qenë njëra me rritjet më të shpejta të vendit në vitet e fundit, duke pasur rritje të madhe, dhe duke tërhequr më shumë se 4 milionë turistë në vit, apo duke gjeneruar rreth 1.5 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor