Shkurt.ch
Vidhen lokomotivat-model, të rënda 800 kg!
Me këtë rast hajnat kanë thyer disa dyer, ndërsa për të bërë transportin, kanë përdorur një kamion me vinç
Në parkun miniatural “Swiss Vapeur” në Le Bouveret të Valisit janë vjedhur dy lokomotiva. Bëhet fjalë për lokomotiva të konstruktuara në përmasa të vogla, që shërbejnë si eksponate por që funksionojnë dhe peshojnë secila nga 800 kilogramë.
Sipas Policisë së kantonit të Valisit, për të bërë këtë vjedhje, hajnave u është dashur të kryejnë shumë punë. Ata kanë thyer disa dyer ndërsa për të bërë transportin, kanë përdorur një kamion me vinç.
Parku Miniatural është aktualisht në pushimet dimërore. Modelet e lokomotivave të vjedhura konsiderohen si vepra arti, dhe si të tilla, të kushtueshme, por megjithatë, sipas njohësve të kësaj fushe, është e vështirë që të gjenden blerës për to.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor