Shkurt.ch

Kandidati i dytë i SVP-UDC-së: Guy Parmelin

Parmelin është anëtar i Parlamentit Federal (Dhomës nacionale) dhe vjen nga kantoni Vaud

Guy Parmelin është kandidati i dytë i SVP-UDC-së për vendin e dytë që kjo parti e pretendon për vete në Qeverinë Federale. Parmelin është anëtar i Parlamentit Federal (Dhomës nacionale). Ai vjen nga Vaudi, kantoni më i madh frankofon.

Udhëheqja e SVP-UDC-se së këtij kantoni e ka kandiduar njëzëri politikanin 52 vjeçar për postin e lartë.

Dy ditë më parë Hannes German i SVP-së, nga kantoni Schaffhausen është kandiduar për të njëjtin post nga seksioni i atjeshëm i kësaj partie. Para se të shkohet në zgjedhjet për Qeverinë Federale, që mbahen më 14 dhjetor, SVP-UDC mund të sjellë edhe kandidatë tjerë për postin e ministrit.

Data e fundit deri kur mund ta bëjë këtë, është 1 dhjetori.