Shkurt.ch

Shitet 180`000 franga, ora e James Bondit

Shitet në ankand publik ora e “James Bondit”, të cilën e ka bartur aktori që e ka luajtur këtë rol në vitet shtatëdhjeta, Roger Moore. Kjo ka ndodhur dje në Gjenevë, nga Shtëpia e ankandeve Christie ndërsa blerësi fatlum ka paguar plot 18.000 franga për ta pasur në pronësi këtë orë speciale të tipit Rolex.

Roger Moore e ka bartur orën e famshme në filmin “Live and let die” (Jeto dhe lejo të vdesin), të xhiruar në vitin 1973.

Kjo orë, siç i ka hije James Bondit, është e pajisur me disa ekstra funksione; si me një magnet jashtrëzakoinisht të fuqishëm dhe me një sharrë të vogël rrotulluese të improvizuar .