Shkurt.ch

Géraldyne Savary dhe Luc Recordon rizgjedhen në Dhomën e Këshillit të shteteve

Géraldyne Savary (PS-SP) dhe Luc Recordon (Verts-Grüne), këshilltarë aktualë të Dhomës së Këshillit të shteteve, janë rizgjedhur për një mandat të dytë, në po të njëjtin organ federal gjatë rundit të dytë zgjedhor në kantonin Vaud. Dy politikanët në fjalë kanë garuar në një listë zgjedhore të përbashkët.

Politikanja socialiste, Géraldyne Savary, njëherësh anëtare e Këshillit strategjik të albinfo.ch, ka fituar numrin më të madh të votave në kantonin Vaud. Respektivisht më shumë se 78’000 vota. I gjelbërti Luc Recordon radhitet i dyti me rreth 71’000 vota.

Dy pretendentët e djathtë që nuk janë zgjedhur dhe të cilët po ashtu kanë garuar në një listë të përbashkët janë Isabelle Moret (PLR-FDP) dhe Guy Parmelin (UDC-SVP). Mediet zvicerane raportojnë se ky i fundit është fshirë shpeshherë nga lista e votuesve liberalë-radikalë.

Ky koalicion taktik për zgjedhje i SVP-UDC është kritikuar po ashtu nga radhët e disa politikanëve të PLR-FDP-së.