Shkurt.ch

Cyrih: 84 milionë më 11.11.11

Një qytetar fatlum nga Cyrihu kishte qëlluar 7 numrat në "Milion Loto" duke fituar jo më pak se 84 milionë franga

E premtja me shumë njëshe ishte me të vërtet me fat për një qytetar të kantonit të Cyrihut, i cili kishte fituar preminë kryesore të lojës “Milion Loto”. Fatlumi nga Cyrihut kishte qëlluar të gjithë 7 numrat duke fituar  jo më pak se 84 milionë franga.

Kombinimi i tij me fat ishte: 1, 4, 18, 23 dhe 30, dhe dy numra plotësues 3 dhe 7

Tiketa e “Swisslos” me numrat fitues është luajtur të premten pasdite në orën 15,51 në një qendër tregtare. Ai kishte plotësuar vetëm dy kolona të tiketës  loto duke paguar vetëm 8 franga.

83 979 625,35 franga është premia më e larta që ka shkuar ndonjëherë në pjesën gjermane të Zvicrës. Vetëm një portugez kishte fituar më shumti në Zvicër. Ai në vitin 2005 kishte kapur preminë prej 99  milionë frangash