Shkurt.ch
Dy lindje më 11.11.11, ora 11:11 minuta
Saktë, në ora 11 e 11 minuta, të premten më 11.11.2011 mbërritën në Spitalin Universitar të Kölnit, dy binjakët me operacion cezarian
Në qytetin gjerman Köln dhe në atë të Indisë Ahmedabat ka pasur dy lindje gjatë ditës së premte, më 11 nëntor 2011, në ora 11:11, që për shumë prindër ka qenë e dëshiruar dhe është vlerësuar si një ditë e veçantë, të paktën nga këndvështrimi matematikor, edhe pse vetëm për një sekondë.
Saktë në ora 11 e 11 minuta të premten më 11.11.2011 mbërritën në Spitalin Universitar të Kölnit, dy binjakët me operacion cezarian.
“Gjithçka ka shkuar mirë edhe me kohë,” tha pas lindjes mjeku Markus Valter, raportojnë mediet zvicerane.
“Dy fëmijët kanë lindur në orën 11:11 min. Ne kemi arritur që në mes të lindjes të ketë një dallim prej 20 sekondash”, ka thënë mjeku Valter. Ai tha se si i nëna ashtu edhe fëmija janë mirë.
Një ditë të veçantë për lindje i kishte propozuar mjeku tri ditë më herët çiftit në fjalë.Nëna e dy fëmijëve kishte rënë dakord menjëherë.
Në po të njëjtin termin kishin ardhur në jetë edhe dy binjakë tjetër në Indi. Derisa vajza kishte lindur saktë më 11:11 minuta, djali kishte lindur pak më vonë
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor