Shkurt.ch
Sommaruga, e vendosur kundër abuzimit me azilin
Një nga katër azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar qëndrimi, kthehet sërish në Zvicër!
Një nga katër azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar qëndrimi, kthehet sërish në Zvicër. Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga është e vendosur që të ndërpresë këtë formë abuzimi.
“Ne kemi bërë një revizion të ligjit pikërisht në këtë fushë dhe kjo do të duhej të sillte thjeshtësim të procedurave. Përmes kësaj zbulohen më lehtë keqpërdorimet”, ka thënë Sommaruga në emisionin 10vor10 të televizionit publik të Zvicrës.
Veç kësaj, ajo ka thënë se me kantonet po punohet për të shkurtuar procedurat e azilit.
Për këtë Sommaruga është frymëzuar, veç tjerash nga vizita që i ka bërë Holandës, ku është njohur me përvojat shumë më efikase të atij vendi lidhur me trajtimin e çështjes së azilit. Procedura e shqyrtimit të lëndëve të azilkërkuesve në Holandë merr shumë më pak kohë se sa në Zvicër dhe ajo është e unifikuar.
Nga ana tjetër, kryetarja e konferencës së drejtorëve kantonalë të drejtësisë dhe të policisë, Karin Keller-Sutter ka kërkuar që të dëbohen kërkuesit e shumëfishtë të azilit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor