Shkurt.ch

Çdo i treti në Zvicër, bën punë vullnetare

Marrë mesatarisht, punëtorët vullnetarë për punën e papaguar shpenzojnë rreth gjysmë dite pune në javë

Një e treta e popullatës mbi moshën 15 vjeçare në Zvicër bën punë vullnetare. Marrë në përgjithësi, më shumë angazhohen në punë vullnetare, si nëpër shoqata të ndryshme, meshkujt. Ndërsa femrat më shumë punojnë punë vullnetare joformale, si fjala vjen përkujdesja për fëmijët e huaj ose për personat me nevoja të veçanta.

Këto konstatime i ka nxjerrë një studim i Zyrë Federale për Statistikë (BFS).

Sa i përket moshës së punëtorëve vullnetarë, në shoqata dhe institucione më aktivë janë personat e moshës së mesme. Në rastet e ndihmës joformale, si ndihmë fqinjëve e të ngjashme, më shumë angazhohen pensionistët e rinj.

Marrë mesatarisht, punëtorët vullnetarë për këtë punë të papaguar shpenzojnë rreth gjysmë dite pune në javë. Shumica e tyre si motiv për këtë punë paraqesin kënaqësinë që ndjejnë me këtë rast.