Kosova: vota e diasporës
Nuk do të shtyhet afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit
Sot është afati i fundit për për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017.
Votuesit jashtë vendit janë përballur me probleme për t’i dërguar formularët online ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të mos e shtyjë afatin për regjistrimin e votuesve nga jashtë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklauar për Kohën Ditore se problemet që i kanë hasur mërgimtarët për votim është si pasojë e kostos së zgjedhjeve të parakohshme.
“Ne nuk kemi faj që zgjedhjet janë shpallur për 30 ditë. Kjo është kostoja e zgjedhjeve të parakohshme, edhe këtë nuk mundem ta rregulloj as unë, e as KQZ-ja, me gjithë dëshirën”, ka thënë Daka në një komunikim me gazetën “Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.
Daka ka thënë se procedurat kanë qenë të njëjta gjithmonë, por Lista Srpska dhe Vetëvendosja e kanë ngrit këtë problem.
Nëse nuk jeni regjistruar ende, këtë mund ta bëni edhe sot duke e dërguar formularin e plotësuar përmes emailit zyrtar ([email protected], dhe [email protected]) ose përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor