Integrimi
“Me pak mjete arrihet efekt i madh”
Programi promovues “contakt-citoyenneté” i ka vënë vetes për qëllim që ta mbështesë angazhimin e njerëzve të shumtë në punën e tyre të përditshme për realizimin e një bashkëjetese konstruktive ndërkulturore
Dita e praktikës në kuadrin e programit “contakt-citoyenneté” që mbahet më 23 maj (nesër) në Parlamentin e Qytetit të Bernës, i kushtohet angazhimit vullnetar të shoqërisë civile në të mirë bashkëjetesës ndërkulturore. 150 ekspertë, bartës projektesh dhe të interesuar të tjerë komunikojnë lidhur me sfidat e ndryshme dhe zhvillojnë ide e qëllime të reja. Iniciativat e tilla qytetare përbëjnë një shtyllë të rëndësishme për promovimin e integrimit, thuhet në një komunikatë të EKM. Qëllim i programit “contakt-citoyenneté” që është fryt angazhimi të përbashkët të Komisionit Federal për Migracion (EKM) dhe Mihgros-Kulturprozent, është pikërisht aktivizimi i këtij potenciali te popullata.
Programi promovues “contakt-citoyenneté” i ka vënë vetes për qëllim që ta mbështesë angazhimin e njerëzve të shumtë në punën e tyre të përditshme për realizimin e një bashkëjetese konstruktive ndërkulturore, shkruan albinfo.ch. Prandaj, dita e praktikës që mbahet nesër do t`u ofrojë pjesëmarrësve hapësirë që të këmbejnë përvojat e tyre, të frymëzohen dhe të zhvillojnë së bashku ide të reja.
“contakt-citoyenneté” është krijuar në vitin 2012 nga EKM dhe Migros Kulturprozent. Ky program përkrah projekte që pasurojnë bashkëjetesën ndërkulturore dhe që jetësohen në punë ekipore si dhe në angazhimin vullnetar. Përmes këtij programi synohet forcimi i sinergjisë në mes të këshillimoreve për integrim, shoqatave, ekonomisë dhe personave privatë për ngritjen e rrjeteve të reja të integrimit.
Pas tre cikleve të suksesshme, bartësit e programit kanë vendosur që në nëntor 2017 të iniciojnë ciklin e katërt. Deri tash janë mbështetur 118 iniciativa dhe projekte. Programi 2016/2017 zhvillohet në bashkëpunim me dialogun integrues “Bashkëjetesa” të konferencës trepalëshe të Aglomeracionit TAK.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor