Shkurt.ch

Mesazhet private në kurth të kurreshtarëve

Një program i ri mundëson leximin, nga larg, të teksteve të shkruara në ekranin tuaj taktil (smartofon).

Një program i zhvilluar nga dy hulumtues në Universitetin e Karolinës së Veriut u mundëson kureshtarëve të lexojnë tekstin e shkruar në ekranin taktil të telefonit tuaj. I quajturi iSpy mundëson deshifrimin e një teksti ose e maili të shkruar në një telefon smartfon, pohon ueb faqja e New Sciwntist.

Mjafton vetëm të xhironi viktimën prej një distance maksimale prej 60 metrash dhe në qoftë se prekni ekranin është i filmuar në HD.

Konkretisht, programi në fjalë analizon videon dhe identifikon tekstin duke përfituar nga aplikacioni për zmadhim të shkronjave virtuale të shtypura në telefon nga përdoruesi.

Saktësia e këtij programi garanton deshifrimin e 90% të tekstit.

Paraqitur kohët e fundit në Konferencën për Sigurinë e Informacionit dhe Komunikimit në Çikago, programi i lartpërmendur është gjithashtu në gjendje të identifikojë tekstin e shtypur falë reflektimit të saj në një dritare, apo edhe në syzet dielli.