Shkurt.ch

Cila është vajza më e bukur në botë?

Bukuroshja Ivian Sarcos nga Venezuela është kurorëzuar të dielën në Londër me titullin Miss Bota 2011

Vajza më e bukur në botë këtë vit është zgjedhur Ivian Sarcos nga Venezuela.

Titulli “Miss World” për herë të gjashtë shkon në vendet e Amerikës Latine.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall përfaqësuesja e Ishujve Filipine, Gwendoline Ruais, ndërsa shoqëruesja e dytë Amanda Perez nga Porto Riko.

Zvicra nuk ka dërguar asnjë kandidate për në Londër. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë konkurs ishte 18-vjeçarja Isi Topçiu.

Me mbi 120 pjesëmarrëse, ky edicion i 61-të me radhë ka shënuar rekord të vendeve që konkurrojnë për titullin e “Miss Bota”.

Sarcos tashmë do të kalojë një vit duke u marrë me projekte bamirësie rreth e rrotull botës.

Sipas organizatorëve, konkursi i bukurisë është një nga ngjarjet më të shikuara në televizion gjatë vitit. Më shumë se 1 miliard njerëz nga 170 vende e shikojnë këtë spektakël bukurie.