Fotolajmi

Cilat vende kanë “eksportuar” më së shumti emigrantë në BE?

Numri i përgjithshëm i emigrantëve në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe ata që kanë lindur jashtë vendit dhe pasardhësit e tyre të parë, është rritur me 40 për qind mes viteve 2008 dhe 2014. Kështu, në vitin 2014 janë regjistruar rreth 55 milionë emigrantë, kundrejt rreth 40 milionë të regjistruar në vitin 2008. Më tërheqës për emigrantët janë shtetet e mëdha, si Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Spanja.

Vetëm 80 për qind e emigrantëve të regjistruar në vitin 2014 kanë jetuar në pesë vendet më të populluara të Bashkimit Evropian. Eurostat, agjencia statistikore e BE-së, tregon se vendi më atraktiv për shkollim është Polonia, ndërsa për azil janë Suedia dhe Gjermania.

Në një studim të Eurostat nuk përfshihen Danimarka, Irlanda dhe Holanda, për shkak se këto vende nuk i kishin të dhënat në dispozicion për emigrantët nga brezi i dytë, përcjell albinfo.ch.

Gjermania në vitin 2014 ishte një shtëpi për 20.5 për qind e numrit të përgjithshëm të emigrantëve në BE. Interesante, Luksemburgu ka marrë përqindjen më të lartë të emigrantëve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë vendëse. Kështu, edhe 65.3 për qind e popullsisë së Luksemburgut në vitin 2014 ishin emigrantë. Megjithatë, sipas Eurostat, numri i emigrantëve që jetojnë në këtë vend është përgjegjëse për vetëm 0.4 për qind të popullsisë së përgjithshme të emigrantëve në 25 vendet anëtare të BE-së.

Është interesante se emigrantët preferojnë të jetojnë në qendrat urbane, dhe vetëm 60 për qind e emigrantëve të lindur jashtë BE-së, nëse gjenerata e parë ose të dytë jetojnë në qytete. Po ashtu, një numër i madh i emigrantëve me origjinë nga BE-ja, edhe pse jo një shumicë, u vendosën edhe në qytete.

Sipas Eurostat, vendet që më së shumti kanë “eksportuar” emigrantë nga gjenerata e parë në BE është Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Maroku dhe Serbia. Në vendet anëtare të BE-së, përqindja më e madhe e emigrantëve vijnë nga Rumania, Franca dhe Gjermania. Kështu, edhe 59 për qind e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë që kanë lindur jashtë BE-së vijnë nga vendet me indeks të lartë të zhvillimit njerëzor.

Dhe, derisa Gjermania dhe Britania janë më tërheqëse për emigrantët e gjeneratës së parë, pavarësisht nga origjina e tyre, shumica emigrantëve të brezit të dytë jetojnë në Francë.

Një fakt interesant është se gati gjysma e emigrantët në vitin 2014 emigruan për shkak të bashkimit familjar. Migrimi i dytë i ndjekur nga arsye ekonomike ose të ngjashme, rreth 30 për qind e emigrantëve kanë vendosur të lënë vendin e tyre të lindjes për të gjetur punë në BE. Kështu, numri i emigrantëve nga brezi i dytë me origjinë nga BE-ja është në Francë, edhe atë tri herë më i madh se emigrantët e gjeneratës së parë të lindur në Bashkimin Evropian dhe jeton në Francë.