Fotolajmi

Ja pse të gjithë kërkojnë të punojnë në Gjermani

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, meksikanët bëjnë më së shumti punë në botë, të cilët mesatarisht kanë 2,250 orë në vit.

Në anën tjetër, më së paku punojnë gjermanët, të cilët në vitin e kaluar harxhuan 1.370 orë në vit.

Pas Meksikës, më së shumti njerëzit punojnë në Kosta Rika (2.230 orë), Kore të Jugut (2110), Kili (1990) dhe Rusi (1.980) orë në vit.

Këto të dhëna japin një pamje krejtësisht të ndryshme të vendeve që veprojnë pak a shumë.

Në mesin e vendeve të cilat punojnë më shumë hyjnë Polonia, Islanda, Portugalia dhe Izraeli.

Në mënyrë të konsiderueshme më pak orë pune në vit kanë, përveç gjermanëve, edhe holandezët, danezët, francezët dhe belgët.