Kosova: vota e diasporës
KSHZ fton mërgatën të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës fton mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës më 11. Qershor 2017
Diaspora kosovare anë e kënd botës e kështu edhe bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, kanë dhënë gjithmonë një kontribut të jashtëzakonshëm, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për të gjitha zhvillimet historike të disa dekadave të fundit në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
“Diaspora kosovare ka ndihmuar që të mbahet gjallë fryma e rezistencës edhe kur represioni i shtetit serb dhe jugosllav, tentonte ta rrënojë identitetin shqiptar të shumicës së popullsisë në Kosovë. Ajo ishte gjithmonë një mbështetje e fortë logjistike dhe financiare e lëvizjes paqësore të viteve 90. Me kontributin e tyre, nëpërmjet Fondit 3% e mundësuan në masë të madhe refuzimin që kosovarët i bënë shtetit serb dhe vënien e themeleve të pavarësisë së vendit. Diaspora kosovare ishte frymëzuese dhe pjesëmarrëse direkte në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me fondin “Vendlindja Thërret” dhe me pjesëmarrjen aktive në luftën çlirimtare ndihmoi çlirimin e vendit. Diaspora kosovare në vitet e pasluftës ndihmoi në masë të madhe në ndërtimin e vendit dhe me dërgesat financiare ofroi një ndihmë të madhe për mbijetesën e popullsisë në vendin e shkatërruar nga lufta”; potencon më tutje komunikata, duke përkujtuar rolin e diasporës në të gjitha zhvillimet e dekadave të fundit në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.
Por, siç thuhet në vijim të komunikatës së KSHZ, pavarësimi i Kosovës nuk solli faktorizimin e diasporës në atdhe. Përkundrazi. “Pas pavarësisë së vendit shteti i Kosovës dhe të gjitha qeveritë e pas pavarësisë pothuajse e harruan krejtësisht diasporën kosovare. Në vend që të shfrytëzohet potenciali i madh që e ka diaspora jonë për zhvillimin ekonomik dhe për demokratizimin e vendit, shteti i Kosovës i la pasdore bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Diaspora kosovare aktualisht i ka mundësitë shumë të vogla të pjesëmarrjes në vendimmarrje në vendin të cilit i kontribuoi aq shumë. Derisa shumë kombe të botës ofrojnë vende të rezervuara në parlamentet e tyre për pjesëtarët e diasporës, në Kosovë edhe nëntë vite pas pavarësisë nuk ndodhë dhe as nuk bisedohet fare kjo temë.
Disa prej zgjedhjeve të fundit janë zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër dhe nuk lanë mundësinë që diaspora të regjistrohet dhe të votojë dhe kështu të marrë pjesë në vendimmarrjen, për fatin e vendit. Përgatitja e votimit jashtë vendit dhe sensibilizimi i bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje deri tash ishte shumë i vogël. Prandaj ftojmë qeverinë dhe organet e shtetit që të ofrojnë të gjitha mundësitë dhe lehtësimet që diaspora të ketë mundësinë në zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës. Ftojmë bashkatdhetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën dhe detyrimin qytetar që të marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve, që do ta drejtojnë fatin e vendit”, thuhet në fund të komunikatës së KSHZ.
Regjistrimin si votues mund ta bëni më së voni deri me 22. Maj 2017 duke plotësuar Formularin në Faqen e KQZ.
Këtu mund ta gjeni Formularin per regjistrim : http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1_lvjjbwbauk.pdf
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor