Shkurt.ch

Gjyqi Federal i jep të drejtë eritreanit

Rasti duhet të kthehet në rigjykim në Gjykatën e Kantonit Vaud

Gjyqi Federal i Zvicrës me seli në Lozanë, i ka dhënë të drejtë një të riu nga Eritrea për pretendimin e tij se është keqtrajtuar nga policia e kantonit Vaud. Sipas tij, policët e kishin dërguar në afërsi të një pylli, me ç`rast njëri nga policët e kishte spërkatur me pfefferspray në fytyrë.

Rasti ka ndodhur në vitin 2006, ndërsa pesë policët e implikuar, ishin liruar nga akuzat në dhjetor të vitit 2010 nga gykata e qarkut. Lirimin e tyre e kishte miratuar edhe Gjykata klantonale. Prokurioria kishte akuzuar pastaj policët se me dëshmitë e tyre të rrejshme kishin fshehur veprimin e njërit nga kolegët e tyre.

Por, pas ankesës që kishte bërë pala e dëmtuar në Gjykatën Federale, kjo e fundit kishte konstatuar se me rastin e shpalljes së vendimit gjyqësor nuk ishin marrë parasysh të gjitha faktet. Për këtë arsye, rasti duhet të kthehet në rigjykim në Gjykatën e Kantonit.