Feja
Imamët shqiptarë të Zvicrës u urojnë besimtarëve Kurban Bajramin
Namazi i sabahut në ditën e Bajramit në xhamitë shqiptare në Zvicër falet mes orës 6.30-7.00, kurse namazi i Bajramit mes orës 8.05-8.30
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me rastin e festës së kurbanit, që i bie më 6 nëntor 2011, e diel, të gjithë besimtarëve muslimanë në mbarë botën, po në veçanti myslimanëve shqiptarë në Zvicër, ua uron përzemërsisht festën e kurbanit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë për pranim të shërbimeve e adhurimeve ndaj Tij, për pranim të kurbanave e të haxhit, për paqe e rehati në mbarë botën, e në veçanti në botën tonë shqiptare.
Le të jetë kjo festë një rast i volitshëm i afrimit dhe i ngrohjes së zemrave të njëri-tjetrit, për shtrirjen e dorës së pajtimit, për kujdesin e shtuar ndaj të varfërve, jetimëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ju!
P.S.: Ju njoftojmë se namazi i sabahut në ditën e bajramit nëpër xhamitë apo qendrat islame shqiptare këtu në Zvicër do të falet mes orës 6.30 – 7.00, kurse namazi i bajramit mes orës 8.05 – 8.30 min.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor