Kosova: vota e diasporës
Diaspora duhet të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e qershorit
Zgjedhësit në diasporë mund të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor 2017, duke u regjistruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banor i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme: www.kqz-ks.org
Formulari I për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Formulari II për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi.
Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës:
+ 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200
Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë (për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu).
Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet:
-Të keni moshën 18-vjeçare në ditën e votimit, më 11 qershor 2017,
-Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.
Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.
Formulari i plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura duhet të pranohen apo të arrijë në KQZ deri më 22 maj 2017.
Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:
Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).
Përmes emailit zyrtar ([email protected], dhe [email protected])
Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor