Shkurt.ch
Zvicra, vendi me më së paku korrupsion
Në një shkallë nga 1 në 10, Zvicra dhe Holanda kanë marrë notën maksimale 8.8
Zvicra merr notat më të mira sa i përket shkallës së korrupsionit që ushtrojnë ndërmarrjet për të kryer punë me shtetin dhe me palët.
Këtë fakt e ka konstatuar agjencia Transparency International TI në një studim të saj.
Ndërkohë, ndërmarrjet nga Rusia dhe Kina janë më së shumti të përfshira në afera korrupsioni. Më korrektet, sipas këtij studimi janë firmat nga Zvicra dhe Holanda, shkruan drs.ch.
Në një shkallë nga 1 në 10, ku nota 1 do të thotë “paguaj gjithnjë mitë” ndërsa nota 10 “Nuk paguaj asnjëherë mitë”, Zvicra dhe Holanda kanë marrë notën maksimale 8.8. Gjermania ka 8.6 pikë, Belgjika 8.7, SHBA 8.1 etj.
Korruptimi ose dhënia e mitos, për shumë ndërmarrje është një përditshmëri dhe përshkon pothuaj të gjitha bizneset, ka thënë udhëheqësja e TI, Huguette labelle në Berlin.
Samiti G20 që mbahet në Cannes të Francës duhet të përcaktojë edhe masat që duhen marrë kundër korrupsionit, ka thënë ajo.
Studimi i TI mbështetet në anketën e bërë me 3000 afaristë, udhëheqës firmash nga 30 vende të botës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor