Shkurt.ch
Zvicra, e dhjeta në botë për barazinë e gruas
Në vendet e para të listës janë: Islanda, Norvegjia, Finlanda e Suedia. Në të fundit: Arabia Saudite, Mali, Pakistani dhe Jemeni
Zvicra, ashtu sikurse në vitin 2010, edhe këtë vit e mban vendin e dhjetë në botë sa i takon sigurimit të barazisë gjinore. Këtë e tregon një listë e publikuar nga WEF (Forumi Ekonomik Ndërkombëtar), në të cilën radhiten 135 vende të botës.
Edhepse në mes të vitit 2010 dhe 2011 Zvicra nuk ka pësuar ndonjë ndryshim sa i përket radhitjes, megjithatë ajo ka bërë disa përparime në fusha të caktuara të barazisë së femrës me mashkullin.
Kështu, gjatë vitit 2011 femra ka më shumë qasje në arsim, pjesëmarrje më të madhe në ekonomi dhe në ndikimin politik.
Dy vite më parë, në vitin 2009, Zvicra kishte vetëm vendin e trembëdhjetë në lëmin e barazisë në mes të mashkullit dhe femrës.
Në vendet e para të listës, si zakonisht, bëjnë pjesë shtetet skandinave. Në vendin e parë është Islanda, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda e Suedia.
Në fund të listës janë shtetet si Arabia Saudite, Mali, Pakistani dhe Jemeni.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor