Shkurt.ch

Schneider-Amman: Nuk kam hyrë në qeveri vetëm për një vit

Por, ai ua ka lënë partive që të vendosin se si do të vazhdojë puna me ndarjen e vendeve në qeveri

Rreth një muaj e gjysmë para zgjedhjeve për Qeverinë Federale, edhe përfaqësuesi i FDP-PLR në këtë qeveri, Johann Schneider-Amman është inkuadruar në debatin për ndarjen e vendeve në ekzekutivin e Zvicrës.

Në një prononcim për televizionin e Zvicrës, Ammann ka thënë se dëshiron të mbetet edhe më tutje në qeveri. “Kur jam zgjedhur vitin e kaluar, kam thënë se nuk zgjidhem vetëm për një vit”, ka theksuar Ammann. Por, ai ua ka lënë partive që të vendosin se si do të vazhdojë puna me ndarjen e vendeve në qeveri.

Para Ammann-it, anëtarja tjetër e Qeverisë Federale, Eveline Widmer-Schlumpf kishte bërë bujë gjatë fundjavës që shkoi me deklarimin se e synon edhe një mandat në Këshillin Federal.