Shkurt.ch

Zvicra dhe Gjermania, më shumë dinamizëm në fushë të azilit

Bashkëpunimi ka të bëjë me dorëzimin e njerëzve të cilët kanë kërkuar azil në të dy vend

Për të përpunuar më shpejtë dhe në mënyrë më efektive rastet e kërkuesve të azilit, Gjermania dhe Zvicra duhet të forcojnë bashkëpunimin në mes tyre. Këtë synim e kanë shprehur gjatë takimit të tyre në Berlin ministrja zvicerane e drejtësisë Siomonetta Sommaruga dhe ministri i brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich.

Bashkëpunimi ka të bëjë me njerëzit të cilët kanë kërkuar azil në të dy vendet, shkruan news.search.ch. Ndërkaq, Marrëveshja e Dublinit parasheh që kërkesën për azil duhet ta përpunojë shteti në të cilin ajo kërkesë është bërë për herë të parë.

Masat që duan t`i marrin Berlini dhe Berna parashohin që pranimdorëzimi i rasteve të tilla të mos marrë më shumë se dhjetë ditë kohë.

Që nga lidhja e marrëveshjes së Dublinit, Gjermania ka marrë nga Zvicra rreth 1100 raste azilkërkuesish, ndërsa anasjelltas, Zvicra nga Gjermania ka marrë rreth 850 raste.