Shkurt.ch
Konsumi në Zvicër, drejt stabilizimit
Stabilizimi që ka ndodhur në muajin shtator lidhet me qarkullimin e shtuar të benzinës dhe të naftës gjatë këtij muaji
Gjatë muajit shtator konsumi në Zvicër ka shënuar një rënie që është shumë më e vogël se ajo e gushtit. Kështu, qarkullimi i mallrave me pakicë gjatë shtatorit në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2010 ka pësuar një rënie prej 3%. Por, kur të “pastrohet” kjo shifër nga ndikimi i inflacionit dhe kur të llogariten ditët e pushimit dhe festat, i bie se rënia është 0.9%.
Shikuar nga ky aspekt, sipas medieve zvicerane, realisht bëhet fjalë për një trend stabilizimi.
Ndërsa gjatë muajit gusht, në kohën kur frangu ishte veçanërisht i fortë, qarkullimi i mallrave me pakicë kishte shënuar rënie nominale 4.3 % ndërsa reale 1.9 %. Këtë njoftim e ka bërë Enti Federal për Statistika.
Stabilizimi që ka ndodhur në muajin shtator lidhet me qarkullimin e shtuar të benzinës dhe të naftës gjatë këtij muaji.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor