Shkurt.ch

E zë gjumi mbi timon – “parkon” në përrua

Një ngasës makine, kosovar 27 vjeç, si duket i lodhur shumë nga vozitja, kishte provuar të bënte “një sy gjumë” pa hequr duart nga timoni. Në një gjendje të tillë, pasi ka humbur kontrollin mbi makinën, ai ka dalë jashtë rruge dhe ka “aterruar” mbi një përrua të vogël.

Kjo ka ndodhur në orën e hershme të mëngjesit të të shtunës në Oberentfelden të kantonit Aargau, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Fati e kishte ndjekur kosovarin, i cili nga gjithë kjo kishte shpëtuar pa asnjë lëndim. I pyetur nga policia, ai ka pranuar se ka qenë në gjendje gjumi momental kur kishte ndodhur e gjithë kjo. Për këtë arsye policia ia ka marrë atij patentshoferin dhe e ka denoncuar shoferin në prokurorinë përkatëse.