Shkurt.ch
Vodhën parfume me vlerë prej 124.000 eurosh
Që nga punësimi i kosovarit, malli në depo po "avullohej". Në fund ai u kap me pakot e parfumit të bëra gati për transport
Pronarët e një parfumerie në qendrën e Munihut kishin vënë re prej disa muajsh se nga lokali i tyre po mungonte një sasi e madhe e parfumeve.
Hetimet e brendshme e gjetën shpejtë shkaktarin. Ai ishte një kosovar 26 vjeçar i cili po punonte prej një viti si depoist në parfumeri. Nga punësimi i tij malli në depo po “avullohej” me të madhe, derisa në fund ishte konstatuar se mungonin mallra me vlerë prej 124.000 eurosh.
Të martën, më 25 tetor, policia përfundimisht mundi të ndjekë dhe të të kapë në vepër kolegun e depoistit, një kosovar 28 vjeçar, i cili po e nxirrte nga një dalje anësore e lokalit një arkë të madhe me 62 shishe parfumi, për ta ngarkuar në një makinë të bërë gati. Pakoja ishte përgatitur me kujdes nga depoisti dhe ishte bërë gati për transport.
Pas kapjes, policia kontrolloi makinën si dhe banesat e të dy hajnave të dyshuar. Me këtë rast u gjetën edhe sasi të tjera të mallit të vjedhur.
Pas marrjes në pyetje, dhe pasi pranuan pjesërish veprën, ata u lanë të mbrohen në liri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor