Shkurt.ch

Interneti në Zvicër, më i shtrenjtë dhe më i ngadalshëm

Edhe shërbimi më i lirë i internetit në Zvicër është mbi 80% më i shtrenjtë se ai i kategorisë së njëjtë në vendet fqinje

Qasja në internet në Zvicër kushton dukshëm më shtrenjtë se në vendet fqinje, ka konstatuar Preisüberwacher, organizata që mbikëqyr çmimet, në një analizë të saj.

Madje edhe shërbimi më i lirë i internetit në kategorinë e tij në Zvicër është mbi 80% më i shtrenjtë se ai i kategorisë së njëjtë në vendet si në Gjermani, Francë, Itali etj. ka thënë analisti Setfan Meierhans për sf1.

Po kështu sipas tij edhe raporti çmim/shërbim në Zvicër del i pavolitshëm. Në vendet fqinje hulumtimi (surfimi) në internet është 10 deri në 50 herë më i shpejtë se në Zvicër.

Për këtë arsye, Preisüberwacher kërkon ndryshime në ligjin mbi telekomunikacionin, në mënyrë që të stimulohet konkurrenca.