Shkurt.ch

Vëzhgoni zogjtë shtegtarë me specialistët

Ashtu si çdo vit në këtë kohë, miliona shpend shtegtarë kalojnë nëpër Zvicër, të nisur për shtigjet e tyre dimërore në jug. Me rastin e ditëve ndërkombëtare të migracionit publiku është i ftuar më 1 dhe 2 tetor për të vëzhguar këtë fenomen.

Për këto ditë të ashtuquajtura “EuroBirdwatch”, Shoqata zvicerane për mbrojtjen e zogjve (ASPO/Bird Life Suisse) u ofron të gjithë të interesuarve 63 vende për vëzhgimin e këtij fenomeni. Gjatë këtyre dy ditëve do të jenë të pranishëm specialistë, për t’ iu përgjigjur pyetjeve atyre që kanë kureshtje për këtë shtegtim.