Shkurt.ch

Edhe Carobio, kandidon për vendin e Calmy-Rey

Për kantonin Ticino, një shans që pas 12 vitesh, të ketë sërish një ministër në nivelin federal

Vendi vakant i Micheline Calmy-Rey në Qeverinë federale të Zvicrës ka prej dje edhe një pretendente.

Tre kandidatëve frankofonë, Berset, Rosini dhe Maillard, u është bashkuar një kandidate nga kantoni italishtfolës i Ticinos, deputetja nacionale, Marina Carobbio-Guscetti.

Kandidatja e re është mjeke me profesion , ndërsa për të zënë vendin e Calmy-rey e ka kandiduar seksioni i kantonit të saj, i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Nominimi i Carobio-Guscetti-t për kantonin Ticino nënkupton një shans që dymbëdhjetë vite pas dorëheqjes së Flavio Cotti-t, të përfaqësohet sërish nga një ministër në nivelin federal.