Shkurt.ch

Marine Le Pen kritikon emrin e bijës së presidentit Sarkozy

Kryetarja e Frontit Nacional (Francë) mendon se emri i foshnjës së presidentit nuk është mjaft francez

Ftuar në emisionin televiziv të Marc-Olivier Fogiel (Face à l’actu, Ballafaqim me aktualitetin) zonja Marine Le Pen shprehu mendimin e saj në lidhje me përzgjedhjen e emrit të vajzës së sapolindur, Julia Sarkozy. Ajo tha që ishte e kënaqur për çiftin e Presidencës, edhe pse mendon se emri i përzgjedhur për vogëlushen nuk i pëlqente.

“Unë kisha preferuar që kjo vajzë të ketë një emër francez në vend të një emri italian”, para se të shtojë: “Unë mendoj se, kur ju jeni President i Republikës së Francës, më duket mjaft e rëndësishme që fëmija të ketë një emër francez. Kjo është ana ime patriotike dhe mendoj se shumë njerëz francezë mendojnë sikurse unë”.