Shkurt.ch

Fiasko e SVP-UDC, 7 vende më pak!

Në vend të 30 përqindëshit të proklamuar, SVP-UDC, e njohur për politikën kundër të huajve, bie në 26.8%

Rezultatet e para preliminare në nivel vendi, sipas komisionit zgjedhor, shikuar sipas numrit të vendeve në Parlament (Dhoma Nacionale), duken kështu: SVP-UDC ka 55 vende ose 7 më pak se në zgjedhjet e kaluara; SP-PS ka 44 vende ose 1 më shumë se në vitin 2007, FDP-LDR 31 vende (-4), CVP-PDC 28 (-3), Të Gjelbrit 13 (-7), GLP –Të gjelbrit liberalë 12 (+9) BDP-PBD 9 (+9). Të tjerët: 8. (+9).

Përqindjet duken kështu: SVP-UDC 26.8 (-2.1), SP-PS 18.9 (-0.6), FDP-PLR 15 (-2,7), CVP-PDC 12.1 (-2.4), Të Gjelbrit 8,3 (-1,3), GLP –Të Gjelbrit Liberalë 5,5 (+4,1), BDP-PBD 5,4 (+5,4), Të tjerë 6,1 (-).