Shkurt.ch
Bashkim Rexhepi humbi zgjedhjet por dëshmoi guxim
Përveç Rexhepit për Juso-n dhe për second@s, kanë kandiduar edhe pesë kandidat-e shqiptare. Ndërsa për CVP-PDC-në, Majlinda Sulejmani
Nga shtatë kandidatët për zgjedhjet parlamentare të nivelit nacional që u mbajtën sot në Zvicër, në raportet nga vendvotimet, i vetmi emër shqiptar që përmendet në raportet nga vendvotimet e të gjitha kantoneve është ai i Bashkim Rexhepit.
Kandidati i JUSO-s (juniorët e SP-PS), Rexhepi, natyrisht, ka pësuar humbje me diferencë të konsiderueshme nga kandidati veteran i FDP-LDR-së, Hans Hess, i cili kantonin Obwalden e përfaqëson në Dhomën e Kantoneve që nga viti 1998, deputet aktual. Ai ka fituar mbi 12 mijë vota.
Rexhepi sidoqoftë, ka fituar 2170 vota, që nuk është pak për një të ri me prejardhje të huaj në një kanton të vogël e rural.
Obwalden në Dhomën e kantoneve përfaqësohet me vetëm një deputet, kështu që edhe sfida të cilës i ka hyrë Bashkim Rexhepi ka qenë jashtëzakonisht e madhe.
Sikur Bashkim Rexhepi, për Juso-n dhe për second@s, organizata të afërta me SP-PS, kanë kandiduar edhe pesë kandidat-e shqiptare: Ylfete Fanaj, Lurata Reçi, Ardita Berisha, Bujar Berisha, Drilon Bekiri dhe Marigona Isufi. Ndërsa për CVP-PDC-në në kantonin St. Gallen-it ka kandiduar Majlinda Sulejmani.
Bazuar në raportet e deritashme asnjë nga kandidatët shqiptarë nuk ka arritur të ketë ndonjë numër votash që vlen të përmendet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor