Shkurt.ch

Akuzë ndaj një grupi mafioz në Zvicër

Prokuroria Federale e Zvicrës ka ngritur aktakuzë kundër 13 pjesëtarëve të mafisë italiane. Ky grup mafioz kishte qenë aktiv në Zvicër që nga viti 1994.

Ata ngarkohen nga akuza se kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale që ka bërë pastrim parash dhe shkelje të ligjit mbi narkotikët. Ata kanë bërë po ashtu edhe shkelje të ligjit mbi materialet luftarake.

Kjo organizatë ka vepruar në aksin Cyrih-Tesinë-Itali. Ajo mbante lidhje të ngushta me organizatën “Ndrangheta” të Kalabrisë dhe të Lombardisë.

Mbikëqyrja ndaj saj nga ana e organeve hetuese është zhvilluar për plot 11 vite.