Shkurt.ch

Grekët i kërkojnë Zvicrës kompensim taksash

Kjo, sipas grekëve, do të plotësonte në një masë thesarin e zbrazur të shtetit grek

Zvicra ka filluar bisedimet sonduese për lidhjen e një marrëveshjeje tatimore me Greqinë. Siç ka konfirmuar ministrja e financave e Zvicrës, Eveline Widmer-Schlumpf në ditarin e SF1, këto kontakte janë duke u zhvilluar ndërsa javën tjetër, në Zvicër do të vijë një delegacion grek për të sqaruar anët teknike të çështjes.

Këto zhvillime kanë të bëjnë me deklarimet e shpeshtuara ditëve të fundit se në bankat e Zvicrës, pasanikët grekë kanë deponuar shuma të mëdha të hollash, (pëmenden deri 200 miliardë euro!) duke i ikur detyrimit të taksimit të tyre.

Ministrja Schlumpf, ashtu sikurse më parë edhe kolegia e saj, Calmy-Rey, shifrën e përmendur e kishin quajtur më shumë fryt të fantazisë se sa të përafërt me realitetin

Një kompensim taksash të kapitalit nga Zvicra, sipas grekëve, do të plotësonte në një masë thesarin e zbrazur të shtetit grek.