Shkurt.ch
Goditet një vogëlushe dhe askush nuk i ndihmon
Këto imazhe kanë tronditur gjithë Kinën dhe transmetohet në mbarë botën përmes internetit
Një vajzë e vockël, e plagosur rëndë pasi u godit nga dy automjete, është bërë po ashtu viktimë e indiferencës së këmbësorëve.
Vogëlushja Yue Yue, dyvjeçare, është goditur së pari nga një furgon dhe më pas nga një kamion para dyqanit të familjes së saj në qytetin Foshan.
Imazhet e regjistruara nga kamera vëzhguese tregojnë disa njerëz duke kaluar afër vogëlushes që vuan nga gjakderdhja pa ndalur fare, njofton Agjencia e lajmeve të reja në Kinë.
Më në fund, një punëtor i mbeturinave arrin të tërheqë vogëlushen nga rruga për ta vendosur në trotuar, por thirrjet e tij për ndihmë janë injoruar nga tregtarët dhe banorët e vendit. Ai më në fund arrin të lajmërojë nënën e vogëlushes, e cila prej të hënës lufton për të mbijetuar.
Indinjatë
Rrjete sociale të fuqishme kineze menjëherë kanë përhapur reagimet e indinjuara.
“Kjo shoqëri është e sëmurë rëndë. As qentë dhe macet nuk duhet të trajtohen në mënyrë kaq çnjerëzore”, kanë thënë internatet në faqen Sina weibo (Tewitter).
Kinezë të numërt besojnë se zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe pasurimi i përgjithshëm i popullsisë kanë ushqyer rritje të egoizmit dhe humbjeje të vlerave për solidaritet në shoqëri.
Mes jetës dhe vdekjes
Spitali, ku vajza është marrë, është treguar shumë pesimist në lidhje me shanset për të mbijetuar vogëlushja. “Ajo nuk është në gjendje t’i qëndrojë një operacioni. Ajo është pothuajse në situatë ku truri veçse ka vdekur “.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor