Shkurt.ch

Personeli i federatës kërkon ngritje të rrogave

Përmes një proteste të organizuar sot në Bernë ata kërkojnë rritje 2%, që, sipas tyre, përkon me shtrenjtimet e jetesës

Punonjës të personelit të institucioneve federale të Zvicrës në Bernë përmes një proteste të organizuar sot në rrugët e qytetit po kërkojnë rritjen e të ardhurave të tyre për 2 për qind. Kjo rritje, sipas tyre, përputhet me shtrenjtimet e jetesës.

Puna e personelit të federatës, sipas negociuesve të tubuar në shoqatën VBG, është “efikase, fleksibile, inovative dhe e orientuar nga zgjidhjet”. Mirëpo, për detyrat e shtuara të tyre, janë në dispozicion më pak punëtorë.

Për këtë arsye gjithnjë më shumë të punësuar në këto institucione detyrohen të kryejnë më tepër punë se më parë, pa iu shtuar pagat.

Në mesin e kërkesave të personelit, krahas barazimit me shtrenjtimet e kostos jetësore dhe rritjes për 2% të pagave, është edhe një shtesë prej 1000 frangave për të gjithë pensionistët.-