Shkurt.ch

Programi që zbërthen kodet

Nuk dihet nëse ka bazë të mjaftueshme ligjore për shfrytëzimin ose jo të "softuerit spiun"

Autoritetet hetuese të Zvicrës kanë futur në përdorim një softuer kompjuterik i cili mund të zbërthejë informatat e koduara. Këtë njoftim e ka dhënë televizioni publik zviceran dhe e ka konfirmuar edhe Departamenti për Polici dhe Juridiksion i Zvicrës.

Bëhet fjalë për softuerin i cili përdoret edhe në Gjermani, ku tashmë është ngritur mjaft pluhur për (pa)rregullsinë e përdorimit të tij.

Softueri “spiun” kontestohet për faktin se nuk dihet nëse ka bazë të mjaftueshme ligjore për shfrytëzimin e tij ose jo.

Qeveria federale ka provuar që ta rregullojë këtë çështje përmes një revidimi të ligjit, por pati hasur në kritikë nga parlamentarët.