Fotolajmi
Rajonet më të pasura dhe më të varfra në Evropë
Sipas raportit të Zyrës së statistikave në Bashkimin Europian Eurostat, rajoni me PBB-në më të lartë për kokë banori është Inner London – West në Britani të Madhe, me 212,800 euro
Katër rajone në Evropë kanë regjistruar një Produkt të Brendshëm Bruto, PBB, për kokë banori dy herë më të lartë se mesatarja e BE-së, të barabartë me 28.900 euro.
Sipas raportit të Zyrës së statistikave në Bashkimin Europian Eurostat, rajoni me PBB-në më të lartë për kokë banori është Inner London – West në Britani të Madhe, me 212,800 euro, sipas të dhënave të vitit 2015. Vijojnë më pas Grand Ducato në Luksemburg (89.900 euro), Hamburgu në Gjermani (61,700 euro) e Brukseli në Belgjikë (63.300 euro). Të dhënat janë të vitit 2015 dhe shprehen sipas fuqisë së blerjes për kokë banori.
Po sipas këtyre të dhënave në vitin 2015 ishin 20 rajone me PBB-në rreth 50% më të lartë se mesatarja e BE-së. Pesë prej tyre ishin në Gjermani, katër në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë, një në Austri e nga një në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Sllovaki, Zvicër, sikundër edhe në Luksemburg.
Ndërsa sa u përket rajoneve më të varfra: në Bullgari (29% nën mesatare), rajonet e tjera janë: Mayotte në Francë (32%), Severen e Yuzhen në Bullgari (të dyja 33%) e verilindja e Rumanisë (34%).
Nga 19 rajonet me PBB-në për kokë banori më të ulët se 50% e mesatares së BE-së, pesë ndodhen në Bullgari, katër në Hungari e në Poloni, tri në Rumani, dy në Greqi dhe një në Francë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor