Fotolajmi

Facebook bllokon 30 mijë profile të rrejshme në Francë

Facebook ka bllokuar 30 mijë profile të rrejshme në Francë për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Dhjetë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë Facebook e mori këtë masë kundër llogarive që shkelin të drejtat e përdorimit të rrjeteve sociale.

Kompania është nën presion të fortë në Evropë, ku qeveritë në shumë vende janë të kërcënuar nga ligjet e reja dhe dënimeve, nëse Facebook nuk eliminon propagandën ekstremiste dhe përmbajtje të tjera që shkelin ligjet lokale.

Presioni është adresuar edhe për Twitterin, Google dhe YouTube, dhe është bërë më i fuqishëm me afrimin e zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani.