E-Diaspora
2 dekada me“Rinora 4” në Zvicër
Diskoteka e njohur „Rinora4″ e Cyrihut ka shënuar të enjten mbrëma 20 vjetorin ekzistimit në Zvicër
Tre drejtuesit e “Rinora 4”, të cilët për 20 vjet drejtuan bashkë këtë qendër argëtimi kanë ftuar miqtë dhe mysafirët tjerë që të festonin natën e të enjtës. Në ditëlindjen e 20-të mysafirët I kanë argëtuar bendi i njohur nga Tetova “Elita 5” dhe aktorët e grupit humoristik «Stupcat».
Për 20 vjet të ekzistimit, “Rinora4” është bërë më shumë se një qendër e zakonshme argëtimi për rininë shqiptare në Zvicër.
Njëri prej menaxherëve Shaban Konxheli ka thënë për albinfo.ch se “Rinora 4” është bërë më shumë se një diskotekë e zakonshme në Zvicër.
“ Rinora 4” përveç që e kanë vizituar për argëtim me muzikën, kryesisht shqiptare, të rinjtë e shfrytëzuan edhe për njohjen, lidhjen e miqësive por edhe të dashurive dhe martesave në mes tyre.”, tha Shaban Konxheli..Jo vetëm kaq, sipas Konxhelit, në “Rinora 4”, tashmë janë bërë të rregull këngëtarët e estradës shqiptare, disa prej të cilëve edhe u bën edhe shumë të njohur në diasporë.
“Këtë qendër tashmë e frekuentojnë edhe mjaft të rinj zviceranë dhe të komunitete tjera.”, thotë bashkëpronari tjetër, Habib Leci .
Njëri prej DJ që performon prej vitesh në diskotekën RINORA 4, DJ Beka , ka thëne se rinia e migruar kosovare ka bërë një transformim të madh kohëve të fundit..
“Po më duket që ka ndodhur dje, ndërsa sot vijnë njerëz që me vite frekuentuan në “Rinora 4””, thotë DJ Beka.
“Rinora 4” është më së paku diskotekë, është një institucion kulturor, që është krijuar ndër të parat në Evropë, dhe mbase ka krijuar edhe vlera kulturore. Shumë gjenerata janë rritur në “Rinora 4”. Ne jeni përfaqësuar si shqiptar nëpër diskoteka e krejt më vonë jemi përfaqësuar nëpërmjet futbollit dhe filmit. Do të thotë këtu janë rritur edhe futbollistët tashmë të njohur shqiptarë. Këtu ka qenë vendtakimi i të rinjve shqiptar.”, tha Vedat Bajrami nga grupi humoristik «Stupcat”.
Solisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi, thotë për albinfo.ch se në “Rinora 4” kanë performuar prej fillimit dhe se tashmë kanë gjetur publikun e tyre në diasporë.
Drejtuesit e kësaj diskoteke thanë se “Rinora 4” është bërë model edhe për diskotekat e tjera, dhe po vazhdon ta mbajë stafetën si qendra më e njohur shqiptare në diasporë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor