Fotolajmi

Gjermania ka tejkaluar pritjet e investitorëve

Besimi në mesin e investitorëve gjermanë ka tejkaluar pritjet e analistëve në muajin prill, duke arritur nivelin më të lartë që nga vera e 2015-ës.

Këtë e kanë treguar rezultatet e paraqitura të sondazhit mujor të Institutit Ekonomik Gjerman, ZEW.
Indeksi që mat pritjet e investitorëve në drejtim të disa muajve të ardhshëm kërceu në 19.5 pikë, nga 12.8 pikë në muajin mars, ndërsa analistët e anketuar nga agjencia Faktset parashikuan një rritje të lehtë prej 13.8 pikë.

“Situata ekonomike në Gjermani ka provuar të jetë shumë e qëndrueshme në tremujorin e parë të këtij viti, në saje të të dhënave pozitive në rritjen e prodhimit industrial, ndërtimit dhe shitjes me pakicë”, tha presidenti i ZEW, Achim Wambach.

Indeksin e besimit të investitorëve ZEW e ka llogaritur në bazë të një studimi që përfshin 204 lojtarë financiarë në Gjermani.