Shkurt.ch
CVP-PDC, me ambicie të mëdha në zgjedhjet e 23 tetorit
"Asnjëherë më parë nuk kemi investuar kaq shumë mjete në fushatën zgjedhore", ka thënë Darbelley
CVP-PDC ka mbajtur të shtunën në Freiburg një kuvend me delegatët e saj në nivel vendi.
Duke iu drejtuar delegatëve, kryetari i partisë Christophe Darbellay ka shprehur synimin e tij që CVP-PDC në zgjedhjet e 23 tetorit të rrisë përqindjen në parlament në 17% nga 14.5% sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2007.
“Asnjëherë më parë nuk kemi investuar kaq shumë mjete në fushatën zgjedhore”, ka thënë ai. Darbelley ka thënë se partia e tij është kundër që Zvicra të bëhet një “vend berluskonian”, duke iu referuar paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të fqinjit të Zvicrës.
Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Urs Schwaller ka thënë se partia e tij është forca me rolin më vendimtar në Parlamentin Nacional. Veç kësaj, ai ka thënë se80 për qind të iniciativave që ka ndërmarrë CVP-PDC në katër vitet e fundit janë pranuar nga populli në votim.
Në kuvend ka marrë pjesë edhe Doris Leuthard, ministre në qeverinë e Zvicrës nga kjo parti, dhe ish kryetare e partisë në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor