Shkurt.ch

Kurdët “pushtojnë” përfaqësinë e Sirisë në Gjenevë

Ata kanë rrëzuar flamurin sirian dhe kanë hedhur nga dritarja dokumente të përfaqësisë së Sirisë

 

 

Pasditen e të shtunës, para Përfaqësisë së Sirisë në Misionin e OKB-së në Gjenevë ka protestuar një grup prej 40 vetash, kurdë të Sirisë. Pesë prej tyre madje arritën që të hynin në njërën nga zyrat e misionit ,në një ndërtesë shumëkatëshe.

 

Ata me këtë rast kanë rrëzuar flamurin sirian dhe kanë hedhur nga dritarja dokumente të përfaqësisë së Sirisë.

Protesta ishte drejtuar kundër vrasjes së udhëheqësit kurd të opozitës, Meschaal Tino që ka ndodhur në verilindje të Sirisë-.

 

Siç ka njoftuar policia, të pesë personat që hynë pa leje në lokalet e përfaqësisë diplomatike të Sirisë në OKB, janë më vonë.